Durrës/ 5 dasmorë u helmuan nga ushqimi, në pranga pronari dhe kuzhinieri i lokalit (EMRAT)

DURRËS– Dy persona janë vënë nën arrest pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar, ku disa dasmorë u helmuan nga ushqimi dhe përfunduan në spital.

Në pranga kanë rënë pronari i restorantit dhe kuzhinieri, ndërsa mësohet se numri i të helmuarve nga ushqimi është 5.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit Pajtim Kacani, 50 vjeç (pronari i një restoranti) dhe Bledar Hasa, 33 vjeç (kuzhiner), të 2 banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, gjatë një ceremonie martesore, dyshohet se janë helmuar nga ushqimi 5 shtetas të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, bën me dije policia e Durrësit.

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *