Pas denoncimit të njësisë antikorrupsion të drejtuar nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, bëhet me dije se, me urdhër të drejtorit të përgjithshëm është shkarkuar përgjegjësja e sektorit të Sportel-Kadastrës në Durrës, Albana Gjoni.
Gjoni zëvendësohet nga Igli Dervishi, i cili do të jetë tashmë në krye të sektorit të sportel-kadastrës të Agjencisë shtetërore të Kadastrës në Durrës.
Dervishi më herët ka mbajtur postin e specialistit pranë Kadastrës në Durrës.
/Priza.al/