Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona pasi ka zbuluar se mashtronin turistët nëpërmjet lojërave me letra. Në bashkëpunim me njërin tjetrin mësohet se shtetasit Bruxhino Murati, 28 vjeç, Albi Xixha, 19 vjeç banues në Shijak, dhe K.D., 19 vjeç banues në Skrapar, bashkëpunonin midis njëri tjetrit dhe përfitonin para duke mashtruar turistët.
Ndërkaq, gjatë kontrollit fizik efektivët kanë gjetur lëndë narkotike kanabis, e cila mbahej nga një nga të rinjtë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Durrës
Mashtronin turistët nëpërmjet lojërave me letra, duke iu marrë shuma të ndryshme parash, bien në prangat e Policisë 3 shtetas. Gjatë kontrollit fizik, njërit prej të arrestuarve iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e krimeve që ndodhin kryesisht gjatë sezonit turistik, kanë vijuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare dhe në stacionet e autobusëve ku zbresin turistët.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë duke mashtruar një shtetas kosovar, shtetasit:
- M., 28 vjeç, A. Xh., 19 vjeç banues në Shijak dhe K. D., 19 vjeç, banues në Skrapar.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, organizonin lojëra me letra me turistët dhe përfitonin para prej tyre nëpërmjet mashtrimit. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. Xh. iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.