Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona, për vepra të ndryshme penale.
Në pranga ka rënë shtetasi A. E., 34 vjeç, banues në lagjen nr. 8, Durrës, pasi u kap duke vjedhur një shumë parash, në një furrë buke.
Po ashtu u arrestua edhe shtetasi S. Gj., 53 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.