Ditën e sotme në Durrës u arrestua 47-vjeçari me iniciale B.Xh., banues në Vlorë.
47-vjeçari dyshohet se magazinonte dhe shiste në kundërshtim me ligjin implante dhe materiale dentare të kontabanduara.
Në kontrollin e makinës së tij u gjetën implante, pajisje dhe materiale dentare, pa faturat përkatëse, me vlerë rreth 50 000 euro.
Të gjitha këto së bashku me makinën u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë materialet procdurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme,