Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në Sukth.
Policia bën me dije se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:50, në autostradën Tiranë-Durrës, në Sukth, shtetasi A. Xh., duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Shtetasi A. Xh. është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.