Oerd Bylykbashi, përfaqësues i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, denoncoi praninë e drejtuesve lokalë, që sipas tij po ushtrojnë presion te zgjedhësit në qendrat e votimit në Durrës.
“Drejtues lokalë janë duke penguar procesin e votimit, duke ushtruar presion mbi zgjedhësit. Personazhe me background të qartë. PD nuk do lejojë që në qendra të ushtrohet presion. Do marrim masat sipas ligjit. Qendrat e votimit duhet të bllokohen të largohen këta persona. Policia të jetë e vëmendshme. Ky është veprim I paligjshëm që do përballet me kallëzime penale, askush nuk mund të ndikojë në zgjedhje.” – u shpreh Bylykbashi.