Një 37-vjeçar është proceduar penalisht në Durrës, pasi ka gënjyer para policisë.
Shtetasi me iniciale E.M., ka denoncuar se disa persona e kishin ndaluar në rrugë për t’i marrë para por nga hetimet ky pohim është hedhur poshtë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim, pasi në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi E. M., 37 vjeç, banues në Durrës, se në muajin janar 2022 dhe në muajin shtator 2022, persona të paidentifikuar e kanë ndaluar në rrugë dhe i kanë kërkuar një shumë parash, raste të cilat ky shtetas nuk i ka kallëzuar më parë në Polici. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen edhe dokumentimin e këtyre rasteve. Ndërkohë, vijojnë hetimet edhe për shtetasin E. M., pasi dyshohet se ka bërë kallzim të rremë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.