Policia e Durrësit është vënë në kërkim të një personi i cili raportohet të ketë humbur ditën e djeshme.
Mësohet se në Komisariatin e Policisë në Durrës shtetasi me inicialet M. K., ka bërë një kallzim për humbjen e babait të tij shtetasin A.K., 53-vjeç, ku ky i fundit pas largimit nga banesa nuk është rikthyer më.
Ndërkohë blutë bëjnë me dije se po punohet për gjetjen e tij.
Njoftimi i Policisë
“Më datë 04.08.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, kallëzon shtetasi M. K, se është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi A. K., 53 vjeç dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”