Një punonjës policie në Durrës ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeçar me makinën e tij private.
Ngjarja ka ndodhur sot në në lagjen nr. 13 Durrës. Blutë bëjnë me dije se i mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën në spital.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 25.11.2021, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi L. L., punonjës policie, duke drejtuar automjetin e tij privat, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/