Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, pasi një i mitur ka rënë nga kati i tretë i hotelit tek Shkëmbi i Kavajës.
Mësohet se fëmija 10-vjeçar, polak ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 22:50, te Shkëmbi i Kavajës, Durrës, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli, një 10 vjeçar, polak, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.