Durrës/ Gjykata mban në qeli trafikantët e minave të telekomanduara

Kanë mbetur në qeli tre djemtë që u kapën tri ditë më parë me mina me telekomandë. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Durrësit, ndërkohë që po sot, një tjetër grup i të njëjtit trafik u godit po në Durrës. Masa e sigurisë është zhvilluar në kushte të rrepta sigurie, ndërkohë në lidhje me aktivitetin e tre personave të dalë opara gjykatës prokuroria ka dhënë pak detaje, duke mos lejuar që të prishet sekreti hetimor!

Operacioni i Policisë së Durrësit i koduar “Binomi”, i cili nisi hetimet një muaj më parë, bëri të mundur arrestimin e tre trafikantëve, të cilët u kapën me një sasi tritoli dhe armatime në automjet. Gjatë kontrollit të një automjeti tip “Land-Rover Frilander” tek ‘Mbikalimi i Shkozetit’ efektivët gjetën dhe sekuestruan në total 4.6 kg lëndë eksploziv, tritol dhe C-4, një kallashnikov, municion luftarak, granata dore dhe kapsolla detonatore.

Gjykata e Durrësit ditën e sotme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për të tre trafikantët, Barim Flora, 42 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja”, Ardjan Gjoka, 33 vjeç dhe Jemin Flora., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Blutë bëjnë me dije se këta shtetas trafikonin armë, lëndë eksplozive dhe municione, në qytetet e Tiranës dhe Durrësit. Sipas policisë po vazhdon puna për dokumentimin e plote ligjor të kësaj veprimtari kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sipas bluve, hetuesve u janë dashur një muaj për të bërë të mundur dokumentimin me prova ligjore të veprimtarisë kriminale. Mësohet se këta shtetas trafikonin armë, lëndë eksplozive dhe municione, në qytetet e Tiranës dhe Durrësit.

“Bazuar në këto prova, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Shkozetit”, Durrës, në kuadër të operacionit “Binomi”, u bë kapja dhe arrestimi i këtyre personave. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Land-Rover Frilander”, me drejtues shtetasin J. F. dhe pasagjerë shtetasit B. F. dhe A. Gj., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale:

  • 1.2 kg eksploziv i paketuar i dyshuar i llojit C-4;
    • 2.2 kg lëndë eksplozive e dyshuar tritol;
    • 3 granata dore luftarake;
    • 4 aparate telefoni celular.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti tip “Land-Rover Frilander”.

Po në funksion të procedimit penal të nisur një muaj më parë për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov dhe 1.2 kg lëndë eksplozive tritol, 5 kapsolla detonatore dhe një sasi municioni luftarak.

Vazhdon puna për dokumentimin e plote ligjor të kësaj veprimtari kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të”, bëri me dije policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *