Durrës/ I dënuar me dy vite burg për mashtrim, në pranga 53-vjeçari i shpallur në kërkim (Emri)

Është arrestuar nga policia Arben Kupi 53-vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet.
Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila e ka dënuar 53-vjeçarin, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. Ndërkohë materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 2 vjet burgim, për mashtrim.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, forcat operacionale të DVP Durrës bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Arben Kupi, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Pas denoncimeve të tjera të bëra nga qytetarët, për mashtrime nga ky shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, në mars të vitit 2021, i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për njëjtën vepër penale.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *