Një 53-vjeçar është proceduar penalisht në Durrës.
Mësohet se shtetasi me iniciale R.V., nuk i ka dhënë pagën për disa muaj punonjësve, konkretisht inxhinierit të firmës.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori për shtetasin R. V., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi inxhinieri i firmës së 53-vjeçarit, shtetasi M. M. ka kallëzuar se shtetasi R. V. nuk i ka dhënë për disa muaj, pagën mujore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.