Durrës/ Ilgi Cara shpreh vullnetin me votë: 15 maji sjell fitore

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Durrësit, Igli Cara pas votimit tha se dita e nesërme do të sjellë ndryshimin për qytetarët.

Cara u shpreh se sot është një ditë e rëndësishme për qytetarët dhe u bëri thirrje këtyre të fundit që të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

“Falënderoj ju që jeni këtu për punën që keni bërë, dua të ftoj të gjithë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën për të votuar. Është një ditë e rëndësishme për Durrësin, ndaj dhe qytetarët mos të stepen për të votuar. Pavarësisht që kemi dhe momente jo të mira gjatë votimit, jam optimist se së bashku me qytetarët do të bëjmë më të mirën, Durrësi do ti kthehet qytetarëve. Data 15 maji do të jetë dita e fitores për qytetarët. Ka pasur intimidime, por kjo nuk e pengon ndryshimin që do të vijë më 15 maj, qytetari do të jetë i fshehtë dhe i sigurtë, dhe do të jetë i mirë për to dhe për Durrësin” – tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *