Një 31-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente false.
Shtetasi turk me iniciale M.S., akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës arrestuan për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, shtetasin M. S., 31 vjeç, banues në Turqi, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, gjatë tentativës për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.