Ditën e sotme një 64-vjeçar u arrestua pasi ndezi zjarr te “Shkëmbi i Kavajës” dhe rrezikoi disa banesa.
64-vjeçari me iniciale J.F., dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij për të djegur mbeturina, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë rrezikuar banesa përreth, si dhe është djegur një sipërfaqe toke.
Shërbimi zjarrfikës dhe policia menjëherë kanë ndërhyrë dhe kanë mundësuar neutralizimin e flakëve dhe shpëtimin e banesave.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.