Dy shtetas janë arrestuar nga policia pasi akuzohen si autorë të disa grabitjeve në sportelin e Spitalin Rajonal të Durrësit. Ata dyshohen të jenë autorë të 8 vjedhjeve të portofolave me shuma parash, dhe të celularëve të personave të ndryshëm të cilët prisnin për të marrë shërbimet në sportel.
Njëri prej tyre, me inicialet N.L. i moshës 65 vjeç banonte në Kuçovë, ndërsa i arrestuari tjetër me N.I. 64 vjeç ishte banues në Elbasan. Ata i bashkoheshin turmës së njerëzve, dhe silleshin sikur ishin në pritje të rradhës. Këto vjedhje janë kryer përgjatë këtij viti.
Policia ka bërë me dije se ata rezultojnë të jenë dënuar edhe më parë, për të njëjtën vepër penale.