Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur në sheshin kryesor të qytetit “Liria”, ndërsa automjeti ka qenë në lëvizje në momentin e ngjarjes.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, teksa kanë qenë vullnetarë të çastit ata që kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve, deri në mbërritjen e zjarrfikëses.