Durrës/ Përshtati lokalin për përdorim droge, arrestohet pronari dhe klienti

Dy persona ka rrënë në pranga ditën e sotme në Durrës, pasi pronari kishte përshtatur lokalin për përdorim droge.

Pronari i lokalit me iniciale Sh. K., 52 vjeç, banues në Arapaj, Durrës akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërsa arrestimi i shtetasit me iniciale D. Q., klient në lokal u bë pasi policia i ka  gjetur një armë të ftohtë (thikë), gjatë kontrollit fizik.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Arapaj”. Gjatë operacionit goditet një rast i përshtatjes së lokalit për përdorim droge, arrestohet në flagrancë pronari i lokalit.Goditet dhe një rast i mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, arrestohet në flagrancë klienti i lokalit. Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë dhe një armë e ftohtë (thikë).Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Arapaj”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:  Sh. K., 52 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pronari i lokalit, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”;  D. Q., 33 vjeç, banues në Kavajë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit Sh. K., në Arapaj, Durrës, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit D. Q., klient në lokal, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë të ftohtë (thikë).

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *