Një peshkarexhë është sekuestruar në portin e Durrësit, pasi u gjetën 25 mijë litra naftë kontrabandë.
Në pranga kanë rënë shtetasit Shpëtim Cani, 43-vjeç si dhe Roland Canin, 41-vjeç me detyrë përkatësisht kapiten dhe marinar i anijes peshkatore ‘LEON’.
Lidhur me rastin, vëllezërit janë shprehur se nuk kanë kryer asnjë shkelje, ku kanë mohuar se nafta ka qenë kontrabandë.
“Karburantin e kemi për anijen tonë, nuk kemi kryer asnjë shkelje. Siç e patë edhe vetë nuk kishim sajuar depozita, por vetëm depozitën e mjetit”, kanë deklaruar ata.
https://www.priza.al/2022/09/07/emrat-50-mije-litra-nafte-kontrabande-brenda-peshkarexhes-arrestohen-dy-persona-ne-portin-e-durresit/