Një i mitur është plagosur në Durrës.
Mësohet se fëmija 12-vjeçar është dëmtuar me mjet prerës në këmbë në rrethana të paqarta.
Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Gjatë pasdites së djeshme, në rrethana ende të paqarta, është dëmtuar me mjet prerës në këmbë, një 12-vjeçar, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.