Një 18-vjeçar është zhdukur në Durrës, pasi u fut për të nxjerrë nga ujërat e detit dy të mitur.
Mësohet se shtetasi me iniciale A.K., nuk ka mundur të dalë në breg, si dhe dy të miturit janë dërguar në spital. Kërkimet për gjetjen e tij vijojnë, por tashmë kanë kaluar shumë orë që prej momentit kur kishte mbetur në ujërat e detit.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 13:30, në Sektor Rinia, Durrës, shtetasi A. K., rreth 18 vjeç, dyshohet se është futur në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi A. K. nuk ka mundur të dalë në breg. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Kufitare, të cilat po kërkojnë në det, për gjetjen e tij.