Durrës/ U kap me lëndë eksplozivi, arrestohet 44-vjeçari

Një 44-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi transportonte lëndë eksplozivi.

Shtetasi me iniciale F.D., akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“.

Uniformat blu kanë sekuestruar në cilësinë e provës 5 kallëpë lëndë eksplozive  C4 dhe 5 kapsolla detonatorë.

Njoftimi i policisë:

Shijak/ Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për tregtim të lëndëve eksplozive.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stacioni”.

Transportonte 5 kallëpë lëndë eksplozive  C4 dhe 5 kapsolla detonatore, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari.

Gjenden dhe sekuestrohen lëndët plasëse.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas transportonte lëndë eksplozive me qëllim tregtimin e tyre, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Stacioni”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-F. D., 44 vjeç, banues në Manzë, Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“.

44-vjeçari u kap në flagrancë në Maminas, kur sapo kishte zbritur nga një automjet i transportit publik.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e shpinës së të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 kallëpë lënde plasëse C4 dhe 5 kapsolla detonatore.

Vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për identifikimin dhe kapjen e personit që do të blinte lëndët plasëse, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit F. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *