Një 30-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi u kap me mallra kontrabandë.
Shtetasit me iniciale Xh.S., iu sekuestruar dhjetëra steka me paketa cigaresh, të dyshuara të futura kontrabandë në vendin tonë,
Njoftimi i policisë:
Sekuestrohen dhjetëra steka me paketa cigaresh, të dyshuara të futura kontrabandë në vendin tonë, arrestohet në flagrancë pronari i dyqanit që tregonte paketat me cigare, pa pullë fiskale.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Next”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
-Xh. S., 30 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i shtetasit Xh. S. u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në dyqanin e tij, në Shijak, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme paketash me cigare, të dyshuara të kontrabanduara në vendin tonë, të cilat nuk ishin të pajisura me pullën fiskale përkatëse të Republikës së Shqipërisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.