“Durrësi i zhytyr në korrupsion”/ Cara: Rama për Portin po fal 230 mln euro të qytetarëve

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara tha sot në prezantimin e tij për 14 majin se qeveria përmes aferave korruptive po fal 230 milionë euro që i takojnë qytetarëve durrsakë për Portin e Durrësit.

Sipas tij bashkia është kthyer në një institucion që punëson vetëm patronazhistët.

“Në këto vite u shantazhua vota dhe u vendos regjimi. Të gjithë bien dakord që shpopullimi i vendit në këto vitet e fundit nuk janë e njëjta gjë me atë që ndodhi në vitin 1990. Të gjithë bien dakord që pasuritë natyrore më keq se në Durrës nuk janë administruar në asnjë vend tjetër. Të gjithë bien dakord që për të përshkruar bashkinë e këtyre viteve ajo fjalë është: arrogancë. Të duket sikur Bashkia është agjenci punësim për patronazhistët. Po shkulin Portin e Durrësit, po marrin një pasuri kombëtare, po falen me vendim qeverie taksat e qytetarëve të Durrësit”, tha Cara.

Sipas tij “duhet të jenë 230 milionë euro që i takojnë durrsakëve, por edhe ato po falen. Tanimë edhe Porti duhet të bëhet me lekët tona. Prej vitit 2016 deri në 2022 Durrësi ishte pa plan rregullues dhe kjo për faj të Dakos, Ramës dhe Sakos. Është fakt që financat publike janë keqpërdorur, shërbimet e pastrimit dhe mirëmbajtjes së qytetit kanë qenë jo eficiente. Teksa harxhojnë 10 miliardë lekë për Velierën që nuk ka përfunduar akoma, nuk u gjetën kurrë fonde për ngrohjen e shkollave”.

“Unë si dhe ju besoj fortë se ndryshimi në 14 maj do të nisë nga Durrësi. Le të bëhemi të gjithë bashkë për të rrëzuar klonimin e regjimit të Ramës në Durrës. Durrësi jeni ju, ndryshimi i qeverisjes në administrimin e Durrësit është kryefjala që na bashkon. Do bëjmë gjithçka për të kthyer Bashkinë pranë qytetarëve. Brenda 2024 integrimi i zonave të reja urbane, mbulim me shërbim transporti publik, ky është premtim”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *