Durrësi në kolaps mjedisor, 6 kamionë me mbetje nisen drejt Sharrës! Kompania private i vendos afat Bashkisë

Plehrat në Durrës janë dekompozuar prej ditësh mbi trotuare dhe brenda kazanëve nën temperatura përvëluese. E njëjta situatë ka përfshirë edhe periferinë e qytetit bregdetar.

Plehrat janë hedhur nga Bashkia anës rrugëve nëpër fshatra, ku temperaturat e larta rëndojnë situatën, duke shtuar erën e rëndë të mbetjeve. Situata është problematike prej ditësh, teksa jemi në ‘zemër’ të sezonit turistik.

Kompania private ‘Integrated Energy’ e cila ka ofruar prej 1 viti shërbim falas, i ka ardhur sërish në ndihmë Bashkisë së Durrësit për menaxhimin e mbetjeve urbane duke shtuar dhe 17 ditë kohë.

Kompania në fjalë, e cila operon në Sharrë, i ka dërguar një letër bashkisë Durrës, duke i ofruar një zgjidhje për menaxhimin e mbetjeve urbane.

Në shkresë thuhet se Bashkia mund të depozitojë mbetjet në landfillin e Sharrës, pa asnjë pagesë. Bashkisë i është vënë një afat për dërgimin e mbeturinave në këtë vendgrumbullim deri më 15 korrik, ndërsa pas kësaj date ky institucion duhet të marrë masa për zgjidhjen e situatës.  Aktualisht mësohet se 6 kamionë janë nisur drejt Sharrës, për të transportuar mbetjet urbane.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *