Durrsakja 27-vjeçare bën ‘fërtele’ bashkëjetuesin e saj 3 vite më të vogël. Djali përfundon në spital  

Në Shqipëri nuk ka vetëm dhunë ndaj femrës, pasi nuk kanë munguar rastet kur edhe këto të fundit qëllojnë “kockë e fortë” dhe u kundërvihen burrave.

Një episod i tillë ka ndodhur dje në një fshat të Durrësit, ku një e re 27-vjeçare është arrestuar ditën e sotme nga policia, pasi ka dhunuar bashkëjetuesin e saj duke e bërë për spital.

Mësohet se 27-vjeçarja me iniciale B.P., banuese në fshatin Sukth, Durrës, në banesë ka goditur me sende të forta, bashkëjetuesin e saj, shtetasin A.B., 24 vjeç, nga Tale i Lezhës, duke i shkaktuar atij dëmtime serioze.

I riu i dhunuar nga partnerja ka përfunduar për mjekime në spital, në një kohë q ka kërkuar edhe ndihmën e policisë, pasi i rrezikohej jeta.

Ka qenë pikërisht policia që ka bërë prangosjen e të resë, e cila duket se ka qenë më e fortë nga ç’duhej.

Njoftimi i policisë:

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases B.P., 27 vjeçe, banuese në fshatin Sukth, Durrës, pasi në banesë ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, bashkëjetuesin e saj, shtetasin A. B., 24 vjeç, banues në Tale, Lezhë. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *