Policia e Durrësit ka vënë në pranga autorin e plagosjes së një 44-vjeçari, ngjarje e ndodhur në 10 korrik të këtij viti, në lagjen e quajtur “Mirdita”.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se 24-vjeçari i riu ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin T. P 44 vjeç, pas një konflikti që kishte nisur mes tyre për motive të dobëta. Ai akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”
NJOFTIMI I POLICISË:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, ndaluan shtetasin L. K., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”. Pasi me datë 10.07.2021, në vendin e quajtur lagja “Mirdita” pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. K., ka plagosur në këmbë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin T. P., 44 vjeç, banues lagja Nr.15, Durrës”.
/Priza.al/