Kreu i ‘Rithemelimit’ Sali Berisha zhvilloi paraditen e sotme një takim në Tropoja, aty ku prezantoi kandidatin për këtë bashki Besnik Dushaj. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Dushaj do të sjellë frymën e fitores dhe fundin e monizmit pas zgjedhjeve të 14 majit.
Berisha tha se ‘Rilindja’ po përdor pushtetin për t’u pasuruar dhe se kryeministri Edi Rama është racisti dhe armiku më i madh i shqiptarëve pas diktatorit Enver Hoxha.
Berisha: “Besnik Dushaj sjell frymën e fitores dhe fundin e sistemit monist e pushtetit të përqendruar në duart e një njeriu dhe sistemit që ka sjellë për shqiptarët. Ne vijmë në këtë shesh më të vendosur dhe sigurtë se kurë, më 14 maj duke votuar për Dushaj, qytetarin shembullor, qytetarin vendor të sprovuar keni vendosur për fundin e pluralizmit. Dushaj është një malësor që shëmbëllen dashurinë për Tropojën, e qyettarët dhe për të bërë të mundur shërbimet më dinjitoze dhe përdorimin e taksave në mënyrë transparente. Dushaj ka për detyrë të ftojë në shesh Rexh Biberin për t’i kërkuar llogari se çfarë ka bërë gjatë qeverisjes, tu thuash të gjitha mendimet që ke. Rexha në këto vite e ka bërë bashkinë në një gropë të madhe se përoi i Shundenisë. Dalja e kandidatëve është akt ligjor dhe moral i detyrueshëm, por Rexha nuk del pasi i del gropa e madhe në bashki e tenderat që vetëm ai e di si i ka bërë.
I dalin të gjitha aktet që nuk i ka shërbyer malësisë, por vetëm xhepit të tij. E pashë në Kukës me Ramën, i thoshte vallen e Tropojës por ata dinë vetëm atë të valleve. Këto zgjedhje janë shumë më tepër, për çdo demokrat e për çdo të paparti sesa ato vendore. Janë zgjedhje kundër një njeriu që përdor pushtetin kundër qytetarëve, ka zbrazur Tropojën. Javën e parë që erdhi në pushtet, preu ndihmën për qytetarët e Kukësit, pasi nuk e votuan në 2013. Racist i vërtetë, pas Enver Hoxhës shqiptarët kanë armikun më të madh. Asnjë verior nuk mund t’i japë votën atij. Edi Ramës nuk i jepet vota.”