SPAK kërkon pushimin e çështjes në lidhje me padinë që presidenti Ilir Meta bëri kundër Ardian Dvoranit.
Mësohet se seanca gjyqësore do të mbahet nesër në orën 09:00 të mëngjesit.
Kujtojmë që më 18 shkurt të 2020-ës, kreu i shtetit paditi në SPAK ish-Kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ai e akuzon ‘për veprimtarinë kriminale dhe shkeljet e kushtetutës në procesin e miratimit të ndryshimeve ligjore për betimin e gjyqtarëve të GJK’.
Dvorani është paditur për shkak të rolit të tij në emërimet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Ardian Dvorani u largua nga detyra si kryetar i KED nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pasi i kishte mbaruar mandati, por vazhdonte të qëndronte, me pretendimin se nuk i ishte gjetur zëvendësuesi.
/Priza.al/