DW: Kush mund të ndërmjetësojë midis Trumpit dhe Europës?

Në presidencën e parë Donald Trump kërkonte bisedime bilaterale me shtetet e Europës. Në rast se do të rizgjidhet, ai do ta dobësonte BE-në e me të edhe NATO-n.

Kush mund të ndërmjetësojë midis Trumpit dhe Europës?

Nëse Donald Trump do të fitojë zgjedhjet më 5 nëntor, kursi i tij i konfrontimit me partnerët europianë mund ta trazojë strukturën politike dhe atë të politikës së sigurisë në BE dhe në NATO. Kush mund të ndërmjetësojë në një rast të tillë? Në BE po lakohen emrat e disa politikanëve si partnerë bisedimesh për Trumpin nëse ai do të jetë presidenti i ri i SHBA-së.

Nëse bëhet fjalë për sfidat e politikës së sigurisë, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, konsiderohet si zgjedhja e parë. Por edhe kryeministri hungarez, Viktor Orban, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe presidenti polak, Andrzej Duda duke qenë të së njëjtës linjë partiake janë pozicionuar si aleatë të Trumpit.

Mark Rutte: Një proeuropian që mund të influencojë tek Trump
Të paktën tre burime të nivelit të lartë nga NATO, që nuk duan të citohen me emër, i kanë pohuar DW-së, se Rutte si kryeministër i Holandës (2010 deri më 2024) gjatë mandatit të parë presidencial të Donald Trump ka pasur një raport të mirë me të. Pikërisht kjo ka qenë edhe njëra prej arsyeve, përse Rutte u zgjodh sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, për ta përgatitur aleancën mbrojtëse ndaj një kthimi të mundshëm të Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Mark Rutte njihet, që mund të ndikojë tek Trump, por ai mund të qendrojë edhe i palëkundur, nëse është e nevojshme, qoftë në bisedime bilaterale ashtu edhe në samitet e NATO-s, thotë ish-zëvendëssekretari i përgjthshëm i aleancës Camille Grand, sot ekspert për politikën e sigurisë dhe të mbrojtjes pranë European Council on Foreign Relations.

Kur Trump më 2018 kërcënoi në samitin e NATO-s, se SHBAdo të largohet nga aleanca, nëse Europa nuk i rrit shpenzimet për mbrojtjen, ishte Rutte ai që gjeti rrugëdalje nga situate. Ai i vuri në dukje me rafinesë ish-presidentit atëherë, se shpenzimet e mbrojtjes – falë Trump – ndërkohë do të rriten.

Ian Lesser, drejtues i zyrës së Brukselit të German Marshall Fund of the United States (GMF), thotë, se Rutte mund t’i transmetojë Trumpit një “mesazh më të mirë për ndarjen e peshës” brenda aleancës: 23 nga 32 vendet anëtare të NATO-s, ndër to peshat e rënda si Franca dhe Gjermania, do ta arrinin e madje edhe mund ta tejkalojnë qysh këtë vit kuotën vjetore të shpenzimeve për mbrojtjen në nivelin e dy përqind të produktit bruto në vend. Në këmbim Rutte do të kërkojë nga Trump garanci lidhur me ndihmat për Ukrainën dhe vazhdimin e angazhimit të SHBA-së në NATO.

Trump ka kërcënuar jo vetëm me ndërprerjen e ndihmave për Ukrainën, por edhe se do ta inkurajojë presidentin e Rusisë Vladimir Putin, që të bëjë “çfarë të dojë” me alëatët e tij. Ish-këshilltari i tij për sigurinë komëbtare, John Bolton, mendon, se Trump madje mund ta nxjerrë SHBA-në nga NATO. Ndërsa eksperti Lesser thotë, se: “Rutte pret që qendrimi i Uashngtoni të jetë I parashikueshëm, veçanërisht në sfondin e luftës ruse.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *