Ndërkohë që njerëzit në Turqi përcjellin viktimat e një aksidenti të ndodhur në minierën e Bartinit, qeveria flet për “fatin e keq”. Çudi nuk është as aksidenti as trajtimi që i bën qeveria.
“Ka njerëz që tallen me gjëra të tilla, por ne besojmë tek fati. Gjëra të tilla do të ndodhin gjithnjë, këtë duhet ta kemi parasysh.” Kështu reagoi presidenti turk Rexhep Tayp Erdogan për aksidentin që ndodhi para pak ditësh (14.10.) në minierën e qytetit turko-verior Bartin, ku humbën jetën 41 minatorë. Pesë të lënduar ndodhen ende në rrezik për jetën.
Qeveria i quajti të vdekurit “martirë të minierave”. “Martirizimi është fjalë që qeveria turke e nxjerr shpesh nga arsenali i arkivit të komunikimit dhe e përdor për t’i dhënë vdekjes një lloj kuptimi të mbinatyrshëm.
Qasja e qeverisë ka ngjallur kritika tek shoqëria turke dhe opozita. Shteti akuzohet kryesisht se nuk ka marrë masa të mjaftueshme parandaluese kundër aksidenteve të tilla. Ish-besniku, tani kundërshtar i Erdoganit, ish-ministri i Jashtëm dhe ministër Financash, Ali Babacan, e kritikoi qeverinë duke thënë: “Edhe ne besojmë tek fati. Por fillimisht duhet parë çfarë masash janë marrë, pastaj vjen gjykimi nga Perëndia.”