Gazetarët Evgeniy Maloletka dhe Mstyslav Chernov raportuan nga Mariupoli i rrethuar nga trupat ruse. Ata dokumentuan fillimin e luftës, luftimet dhe pasojat e granatimeve të rënda.
Çmimi i këtij viti për Lirinë e Fjalës së DW shkon për fotoreporterin Evgeniy Maloletka, i cili punon me shumë agjenci dhe organizata ndërkombëtare të lajmeve, dhe gazetarin e videove të Associated Press, Mstyslav Chernov. Fituesit u shpallën të hënën, më 2 maj.
Me fillimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës gazetarët ishin në Mariupol, ku ata erdhën, ditën kur filloi pushtimi rus në Ukrainë më 24 shkurt . Ata i treguan botës jetën në qytetin ukrainas teksa ishte i rrethuar nga trupat ruse. Chernov dhe Maloletka fotografuan shkatërrimin, mjekët në punë dhe viktimat e shumta civile. Ata u larguan nga Mariupol më 15 mars 2022 si pjesë e një evakuimi. Evgeniy Maloletka tregon për DW se si ai dhe Mstyslav Chernov punuan dhe mbijetuan në Mariupol./DW