Dy adoleshentë arrestohen për grabitje në Vlorë

Policia e Vlorës ka ndaluar dy 16-vjeçarë, A. M. dhe S. Z., të dyshuar për grabitje me dhunë të portofolit të një 66-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur më 20 dhjetor 2024, rreth orës 23:00, kur të rinjtë, në bashkëpunim me një person të tretë, i kanë marrë me forcë portofolin viktimës.

Pas marrjes së informacionit për ngjarjen, shërbimet e Policisë Vlorë organizuan një operacion për të identifikuar dhe kapur autorët. Policia vazhdon punën për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tretë. Materialet e rastit janë dorëzuar në Prokurorinë e Vlorës për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *