Kryeministri Rama ka hedhur thumbat e radhës ndaj Bashës, pas takimit të mbajtur me simpatizantët në Fier. Kreu i qeverisë demostron me anë të dy fotove, dy realitete krejt të ndryshme.
Nga njëra anë është PD-ja ku qytetarët nuk duan t’ia dinë për pandeminë, por kanë dalë të mbështesin kryedemokratin Basha. Demokratët nuk i kanë kushtuar rëndësinë e duhur koronavirusit vdekjeprurës, ndërsa kanë dalë të brohorasin kreun e tyre.
Sikundër shihet edhe nga fotoja në fjalë, shumica e qytetarëve janë pa maska dhe nuk respektojnë distancimin, një ndër kushtet që reflektohet vazhdimisht nga Ministria e Shëndetësisë për të shmangur virusin.
E ndërsa ana tjetër e medaljes është vaksinimi i të moshuarve, të cilët presin në radhë duke respektuar protokollet. Të pajisur me maska gjithsecili dhe në distancë me njëri-tjetrin, janë në pritje për të bërë vaksinën ndaj koronavirusit vdekjeprurës, duke reflektuar edhe në të njëjtën kohë qytetari!
Ja se çfarë shkruan Rama në Facebook:
DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman…
*Vazhdon vaksinimi masiv në gjithë Shqipërinë
Vazhdon paralelisht edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë.