Pas dy barazimeve në 2 ndeshjet e para, Spanja shpërtheu me “manita” në përballjen ndaj Sllovakisë, duke fituar me rezultatin e thellë 5-0, ndaj Sllovakisë. Me këtë triumf, iberikët e Luis Enrikes, u kualifikuan për në fazën tjetër, por si e dyta në grup, pasi Suedi fitoi 3-2 ndaj Polonisë.
Për sa i përket përballjes mes Sllovakisë dhe Spanjës, ishte portiere Dubravka, ai i cili në minutën e 30-të, i dhuroi avantazhit spanjolleve, me autogolin e shkaktuar. Topi i goditur nga Sarabia preku traun e portës dhe u ngrit shumë lart, portieri Dubravka bën një veprim totalisht amatori, teksa në tentativë për ta dërguar në goditje këndi, e fut në portën e tij. Në fund të pjesës së parë është Laport ai i cili dyfishoi shifrat, duke shënuar sërish për iberikët.
Në pjesën e dytë Sarabia con shifrat në 3-0, duke çliruar plotësisht trajnerin Enrike. Spanja e kthen në shfaqje pastaj, pasi edhe Torres dhe autogoli i Kuckas mbyllin sfidën në 5-0.
Në ndeshjen tjetër, Suedia gjeti golin shumë shpejt, që në minutën e dytë. Skandinavët shënuan me Emil Forsberg që përfitoi edhe nga një ngatërresë e mbrojtjes. Polonia nuk luajti keq, por të pabesueshme dy traversat e Robert Lewandowskit në të njëjtin aksion në harkun e një sekonde. Me fillimin e fraksionit të dytë suedezët gjejnë golin e dytë. I njëjti autor, Forsberg. Por pak minuta më vonë është Lewandowski që ngushton në 2-1.
Polakët janë të pafat, pasi u anulohet edhe një gol nga VAR për pozicion jashtë loje. Gjithsesi, në 84’ Leëandoëski barazon shifrat. Polonia hidhet e gjitha në sulm, por e pëson në fund dhe eliminohet. Suedia fiton 3-2 dhe shkon më tej si e para në grup.
/Priza.al/