Të paktën katër persona humbën jetën në aeroportin e Las Vegasit nga përplasja e dy avionëve.
Konkretisht, një avion Piper PA-46 me një motor dhe një Cessna 172 u përplasën mbi aeroportin e Las Vegasit të Veriut në rrethana ende të paqarta të dielën pasdite.
Shkaku i përplasjes është ende nën hetim, por raportet fillestare tregojnë se Piper PA-46 po përgatitej të ulej teksa u përplas me avionin Cessna 172.
Pamjet nga skena e tragjedisë tregojnë rrënojat e djegura të njërit prej dy avionëve.