Dy deputetët Xhelal Mziun dhe Tomorr Alizoti i janë bashkuar grupit të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, duke braktisur kështu kreun e Grupit Parlamentar të PD.
Mësohet se Mziu është zgjedhur kryetar i grupit te punës per qarkun e Dibres dhe Alizoti, kryetar i grupit te punes Beratit.
Po ashtu mësohet se këta dy deputetë, nuk ishin dje të pranishëm në takimin e thirrur nga kolegu i tyre Lefter Gështenja që u mbajt në një lokal të kryeqytetit.