Vetëm dy ditë na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP 2”. Ditën e sotme producentja Sara Hoxha, ka bërë një postim në profilin e saj në Instagram ku falenderon të gjithë ekipin për punën e palodhur gjatë këtyre muajve. Ndër të tjera ajo njoftoi se “Big Brother VIP 3” do të nisë së shpejti.
“Edhe dy ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother VIP dhe kurorëzimit të fituesit. Ky sezon ka qenë po aq sfidues sa dhe i jashtëzakonshëm! Ekipi i Top Channel dhe unë personalisht do t’u jemi gjithmonë mirënjohës 36 njerëzve që u hodhën në këtë anije me ne dhe nuk u larguan kurrë, pavarësisht se sa i vështirë u bë deti. Megjithatë, u jam veçanërisht mirënjohëse qindra njerëzve që punuan pafund për t’u sjellë shqiptarëve një dritare hutimi nga realiteti i përditshëm për mbi 4 muaj. Shijoni finalen dhe Big Brother 3 ju le takim së shpejti. Ndërkohë Top Channel ju shoqëron me programacionin e pasur”, shkruan Sara.