OSBE ka apeluar ndaj qytetarëve që në 14 Maj të shkojnë të votojnë, që zëri i tyre të dëgjohet. Dy ditë para ditës së zgjedhjeve të 14 Majit për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj, prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka bërë thirrje ndaj qytetarëve që të dalin dhe të marrin pjesë në votime.
Në apelin e OSBE-së drejtuar shqiptarëve, thuhet se e diela e 14 Majit është dita që ato duhet të vendosin për qytetin dhe për fshatin ku banojnë.
“Ka mbi 200 të diela në 4 vjet, por vetëm 1 për të vendosur për të ardhmen e qytetit apo fshatit tënd. Bëhu pjesë e festës së demokracisë, duke ushtruar të drejtën dhe detyrën tënde qytetare më 14 Maj. Çdo votë vlen! Shko voto! Bëje zërin tënd të dëgjohet!”, shkruan OSBE.