Kanë kaluar vetëm dy ditë nga inaugurimi i i rrugës së Arbrit por në fshatin Plan i Bardhë ka rënë një masiv i madh shkëmbor duke e bllokuar totalisht rrugën.
Konkretisht bëhet fjalë për segmentin nga Ura e Vashës deri në Qafën e Buallit ku ndodhet edhe fshati Plan i Bardhë Vetë banorët e zonës kërkojnë që të merren masa pasi rrëshkitja e gurëve është një problem shumë i madh për ta. Pasoja më e vogël që mund të sjellë është bllokimi i rrugës, ndërsa ajo më e madhja, rrezikimi i jetës së tyre.
Rruga e Arbrit u hap dy ditë më parë për qarkullim edhe pse Qafa e Murrizit nuk ka përfunduar plotësisht. Vetëm pak orë pas hapjes, qindra mjete u bllokuan në këtë aks rrugor për shkak të motit të keq. Vetë autoritetet kanë bërë apel për kujdes në përdorimin e rrugës. Madje ministrja Belinda Balluku është shprehur se në ditët që do të ketë reshje dëbore, qytetarët do të përdorin rrugën e vjetër.
/Priza.al/