Emiliano Shullazi është shpërngulur në ambientet e regjimit 41-Bis pas ndërhyrjes kirurgjikale.
Burime për median bëjnë me dije se Shullazi ndodhej në ambientet e spitalit të Burgut, ku pasditen e djeshme në orën 17:25 është transferuar në sektorin 41-Bis nën masa të rrepta sigurie. Mësohet se ai ka qenë i shoqëruar nga Forcat Operacionale të DPB, Renea dhe Policisë së Shtetit. Shullazi u operua disa ditë më parë në të dy krahët.
Për pak ditë mbaron afati i qëndrimit ne ketë regjim dhe nuk dihet nëse do të mbyllet edhe për një vit tjetër ne 41 biss. Deri me tani nuk ka vendim për këtë çështjes. Kujtojmë se Shullazi dhe grupi i tij është dënuar me 55 vite burg në total, vendim i dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda.
https://www.priza.al/2022/07/12/i-denuar-me-14-vite-burgim-operohet-per-here-te-dyte-emiliano-shullazi/