Dy ditë pasi mori dozën e parë të ‘Pfizer’, ndërron jetë nga Covid19 23-vjeçarja në Kosovë

Covid në Kosovë i ka marrë jetën ditën e sotme një 23-vjeçareje nga Drenasi, e cila ishte vaksinuar me dozën e parë kundër koronavirusit.

Familjarët e 23 vjeçares, Zarife Imeri, në rrjetet sociale kanë shpërndarë lajmin për vdekjen e saj, duke thënë se ajo ka humbur jetën 48 orë pasi është vaksinuar.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, Ismet Bogiqi, ka konfirmuar se vajza është vaksinuar më datën 13 shtator, në procedurë të rregullt.

“Vajza është  vaksinuar me procedurë të rregullt, më 13 shtator, ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer. Nuk ka pasur ndonjë problem gjatë vaksinimit, Mjekësia ligjore tash do të merret me rastin”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *