Editori i Priza.al, Elio Laze i përgjigjet publikisht Bajram Muçës pas padisë që ky i fundit ka ngritur ndaj portalit!
“Mora vesh se ke paditur “Prizën”. Mirë e bëre. Për ty është mirë një fund me dhimbje se një dhimbje pa fund. Kësaj historie i duhej vëne një pikë. U përpoqe të thoje se këtë histori e nisa i motivuar politikisht. Pra e thënë ndryshe se po të sulmoja ty për shkak të I.M. me të cilin në një moment të caktuar rrugët na u ndanë.
Pastaj u perpoqe ta ktheje në histori gjobe. Por as kjo nuk të rezultoi. As ty dhe as prokurorëve te grupit “KÇK” me të cilët kthen ndonjë gotë konjak dhe shfryni perversitetet mashkullore.
Pastaj një mashtrues IT të mori ca lekë se medemek kishte sulmuar faqen e “prizës”. E vajte i krekosur në kompani dhe i the servileve: “E mbylla prizën”.
“Prizën” mor Bajram as e atakoi ai mashtruesi që të mori ca lekë e as e mbylle ti. Ra zjarr ne kompaninë e serverave në Strasbourg.
Nejse. Të shkuara të harruara. Tani hapim një kapitull të ri sëbashku.
Askush nuk ka fituar asnjë betejë gjyqsore me mua. Padi? Kapicë i kam patur nëpër gjykata dhe prokurori. Por askush nuk fitoi Bajram. E di përse? Se me vete kam të vërtetën.
E di ti Bajram që denoncuesi yt tek “priza” ishte nje eksponent i lartë i partisë për të cilën kandidoi vëllai yt?
E denoncoi sepse votuesit e tij ishin mashtruar dhe vjedhur nga Fondi Besa nëpërmjet skemave mashtruese me kreditë.
Por këto ti nuk i di. Ashtu sikundër nuk di që nga aparati qendror i zyrave të fondit tënd dalin informacionet për veprimet e pa Besa ndaj klienteve.
Do kemi përballje interesante Bajram. Ti ke ca miq dhe shumë lek, ndersa unë kam të vërtetën dhe dhjetra lexues të prekur drejtpërdrejt nga skemat e tua mashtruese.
Kaq për sonte. Për më shumë, do shihemi në gjykatë.”
/Priza.al/