Dy fjale per Kanabo-Kongresin e Partise Socialiste!

Nga: Sali Berisha

Sot Partia Socialiste e Shqipërisë mblidhet në kongresin e saj, të cilin, pa filluar punimet, mediat e cilësuan si Kanabo- Kongresin e saj.

Duke respektuar plotësisht këtë vlerësim, unë do të ndalem këtu shkurtimisht në analizën e bilancit dramatik të qeverisjes së kësaj partie dhe sqaroj që në krye të radhës se me këtë analizë nuk fajësoj anëtarësinë e PS-së dhe mbështetësit e saj, por vetëm e vetëm udhëheqjen kryesore, nomenklaturën e saj të korruptuar me në krye Edi Ramën. Ky bilanc dëshmon se kjo udhëheqje:

1 – Është shndërruar me vjedhjet e saj në një organizatë të vërtetë kriminale.

2 – Ka përzënë që në vitin 2009, votën e anëtarësisë nga kjo parti. Ajo ka zëvendësuar sistemin e votës së lirë në Shqipëri me sistemin e dhunimit të saj nëpërmjet blerjes masive, dhunës me bandat, përdorimit total të shtetit për qëllime elektorale dhe nëpërmjet futjes së sistemit policesk të patronazhistëve.

3 – Në këto vite ajo ka ndërtuar në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë dhe shndërruar vendin tonë në Kolumbi apo Kanabistan, në epiqendër të organizatave kriminale të rajonit, Europës dhe botës.

Sot ajo përdor Kongresin për të legalizuar drogën, krimin, paratë e pista. Ndaj dhe analistët dhe mediat e pagëzuan pa u mbledhur kongresin, si Kanabo-Kongresin e saj.

4- Me lidhjet e saj me krimin, drogën, vjedhjet dhe korrupsionin, kjo udhëheqje ka bllokuar për 6 vite me radhë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

5- Ajo ka shkelmuar interesin kombëtar me “Ballkanin e Hapur”, është lidhur në aleancë trilaterale me Beogradin dhe Shkupin si vasale e Serbisë dhe e ka vendosur Kosovën në një darë armiqësore.

6 – Ajo u përpoq të marrë peng, Partinë Demokratike dhe të asgjesojë pluralizmin politik shqiptar.

7- Kjo nomenklaturë e inkriminuar kokë e këmbë kontrollon sot mbi 90% të pushteteve në Shqipëri. Edi Rama sot ka 10% pushtet më tepër se sa diktatori i fundit komunist shqiptar në vitin 1991.

8 – Me vjedhjet dhe korrupsionin e papërmbajtur qeveritar ka rritur borxhin publik të Shqipërisë në 103% dhe ka trefishuar mjerimin, varfërinë ekstreme.

9 – Në pesë vite në zbatim të platformës së Çubrilloviçit, të spastrimit etnik, për shkak të varfërisë, mjerimit, dhunës policore, janë larguar nga Shqipëria 520 mijë shqiptarë.

10 – Kjo është nomenklatura më e babëzitur në historinë e Shqipërisë, e shpenzimeve të shfrenuara të miliona e dhjetëra miliona eurove udhëtime me avion në dispozicion, e darkave me biftekë 1000 dollarë, e suitave luksoze mijëra e mijëra dollarë nata etj etj. Lideri i saj, në një kohë që gazetat më serioze të Europës si “Politico” e shpallin kryeministrin më të parëndësishëm në Europë apo televizione me famë botërore si BBC bëjnë spote tallëse televizive si për asnjë politikan tjetër apo e shpallin Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s së datës 1 prill, ministreshat e tij e shpallin në garë “Skënderbuçi” apo “brendi i Shqipërisë” gjer pothuaj zoti i zotërve, “vet Zeusi”.

Për të gjitha kët, kjo është nomenklatura më e korruptuar, më antipopullore dhe antikombëtare në Europë dhe ky është kongresi i bilancit më dramatik në historinë e Shqipërisë pas kongresit të fundit të PPSH.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *