Qytetarët në Elbasan janë tronditur nga të shtënat me armë dhe një përballje mes një “fuoristrade” dhe disa makinave të policisë. Edhe pse kjo ishte një skenë filmi qytetarët janë shokuar pasi janë kapur në befasi.
Në pamje shihen 3 makina të policisë ndërsa një fuorsitradë e zezë ju vjen përballë dhe aty plasin të shtënat. Përplasjes u bashkohet një makinë e tretë. Mësohet se regjisori për realizimin e këtij filmi është i huaj. Por nuk dihen më shumë detaje.
Aktorët kanë kërkuar ndihmën e Policisë shqiptare për vënien në dispozicion të tyre të disa makinave
Këto skena nuk janë të rralla për Elbasanin dhe frika tek qytetarët është e lartë për shkak të përplasjeve të herë pas hershme mes bandave të këtij qyteti. Në një kohë kur kriminaliteti është në nivele shqetësuese në Elbasan, policia angazhon makina për të bërë filma.
Shpresojmë që bandat kriminale mos të marrin shembull në të vërtetë nga këto skena.
/Burimi video: Panorama/