Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, u kthye në një hero për skuadrën e Lilës ditën e sotme me një dy-golësh në fundin e takimit kundër Lorien.
24-vjeçari hyri nga stoli në minutën e 82’, kur skuadra e tij ndodhej në barazim.
Në minutën e 89’, ai shënoi një gol mjaft të bukur nga diagonalja me topin që u përplas në shtyllë dhe më pas shkoi në rrjetë.
Më pas me një kundërsulm vrastar pas tre minutash, Zhegrova shënoi dhe golin e dytë për Lilën e të tretin personal, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij dhe duke e future atë në zonën europiane.