Dy persona janë gjetur të vdekur ditën e sotme në vend. Bëhet fjalë për shtetasit 65 vjeçar, identiteti i të cilit ende është i paidentifikuar, i cili është gjendur i vdekur në rrugën “Dhimitër Xhuvani” në lumin e Lana.
Shtetasi tjetër është 50 vjeçari, i cili është gjendur pa jetë në fshatin Buçimas, në Pogradec.
Në të dy rastet nuk janë konstatuar shenje dhune apo dëmtime të tjera.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e detajeve.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Më datë 30.03.2022, në rrugën “Dhimitër Xhuvani”, në lumin Lana, është gjetur nga banorët, pa shenja jete, një shtetas rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar.Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Pogradec
Më datë 30.03.2022, rreth orës 10:00, jemi njoftuar se në fshatin Buçimas, Pogradec, në një kanal, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së tij.