Edicioni i tretë i programit të dashurisë “Për’puthen” ka pasur disa ndryshime në rregulla.
Duke qenë se më përpara vetë autorja e programit Olsa Muhameti ishte shprehur se nuk ka rikthime, çdo gjë duket se ndryshoi me hyrjen e Mevlanit dhe Anës, të cilët kanë qenë pjesë e “Për’puthen 2”.
Vetë Olsa Muhameti ka shprehur se rikthimet sipas saj janë të nevojshme dhe se nuk do të ndalojë me aq. Ajo u shpreh në Top Albania Radio se do të rikthente dhe dy ish-konkurrentë, po të sezonit të tretë e mesa duket bëhet fjala për Edin dhe për Adën, të cilët u përjashtuan për thyerje rregullash.
Përflitet se Edi dhe Ada, të cilët nisën një rrugëtim bashkë do të rikthehen në program mbase për ta vazhduar dhe ushqyer pëlqimin e tyre brenda programit.
Edi ka qenë ai, i cili ka pyetur dhe ndjekësit e tij në Instagram nëse u mungon në emision dhe se a dëshirojnë të rikthehet.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe Mevlani para se të hynte përsëri.
Edi dhe Ada patën një takim të bukur të parë bashkë, për tu zënë më pas me fjalë të rënda e për ta mbyllyr me një kërkim faljeje të ndjerë e surprizues në mënyrë që të vazhdonin njohjen.
/Priza.al/